Vendosni fjalën kyçe....

Sevilla konfirmohet mbretëresha e Ligës së Evropës, mund Romën për trofeun e gjashtë


Sevilla ka fituar Ligën e Evropës pasi mundi italianët e Romës në një finale dramatike ku u desh gjuajtja e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin.

Spanjollët ishin më të saktë nga pika e bardhë duke marrë me vete trofeun në shtëpi. koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Të parët që shënuan ishin romanët me Dybala në minutën e 35-të ndërsa spanjollët barazuan me një autogol të lojtarit të Romës, Mancini.

Edhe koha shtesë nuk e përcaktoi fituesin e deshën 11-metërshat për ta vendosur atë.

Me fitoren e këtij edicioni të Ligës së Evropës, spanjollët e Sevilla-s mbeten klubi më i suksesshëm me 6 trofe të fituar në po aq finale.

Vlen të theksohet se ekipi spanjoll i ka fituar të gjithë trofetë në dy dekadat e fundit duke nisur në vitin 2006, 2007, 2014, 2015, 2016 e 2023.