Vendosni fjalën kyçe....

Kurti u pëgjigjet kritikëve: Demokracia s’mbahet peng, garant i paqes e sigurisë, urdhrin për tensionet e dha Beogradi


Kryeministri i Kosovës Kurti ka deklaruar sot se demokracia nuk mund të pezullohet a të mbahet peng.

Në një deklaratë që vjen si përgjigje ndaj reagimeve të ashpra të ambasadorit amerikan Hovenier po edhe të opozitës në vend, kreu i qeverisë theksoi se ushtrimi i demokracisë është garant i paqes dhe sigurisë, në të kundërt ato rrezikohen nga kriminelët si Milan Radojçic e Zvonko Veselinoviç. 

Sipas Kurtit, urdhrin për tensionet në Kosovë e kanë dhënë presidenti serb Vuçiç, shefi i shërbimit inteligjent Vulin e ministri i Jashtëm Daçiç.

“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim. Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç.” – tha Kurti.