Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Tërheqja më shërbeu si reflektim për të parë ku ka degraduar sistemi politik


Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke shpërndarë një video nga takimi i djeshëm me të rinjtë që sinjalizoi rikthimin e tij shkruan se tërheqja e tij i shërbeu si një kohë reflektimi.

Basha thotë se koha në tërheqje i shërbeu për të parë qartë degradimin e sistemit politik që ka në qendër hallet e politikanëve dhe jo të qytetarëve.

Sipas tij sherret akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria.

Basha shton më tej se 70% e qytetarëve e kanë refuzuar skenën politike dhe kjo shumicë e heshtur kërkon ndryshim që sipas tij mund ta sjellin së bashku me të.

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë!”-shkruan Basha.