Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: I kërkova Metës datën 6 mars, na jep më shumë kohë të përgatitemi


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, thotë se i ka kërkuar presidentit Ilir Meta datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi tha se kjo datë është më e volitshme, pasi i jep më shumë kohë institucionit për t’u përgatitur.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.”– shkruan Celibashi.