Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet aplikacioni ‘Tirana Ime’, do ndihmojë qytetarët në shmangien e trafikut


Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë njofton hapjen e një aplikacioni që do të ndihmojë në shmangien e trafikut të automjeteve në Tiranë.

Aplikacionin ‘Tirana Ime’, mund të shkarkohet nga çdo qytetar në telefonin e tij dhe mund të merret informacion për zonat me trafik.

Ky aplikacion ka qëllimin orientimin e qarkullimit të mjeteve, në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore. 

Edhe Policia Rrugore e Tiranës me këtë mundësi, arrin të monitorojë qarkullimin e automjeteve, dhe të dalë në terren në ato zona ku ka trafik.