Vendosni fjalën kyçe....

Dendias në Bruksel: Do të ankohem për arrestimin e Fredi Belerit


Ministri i Jashtëm i Greqisë, , Nikos Dendias, i cili merr pjesë sot në në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së ka deklaruar se në takimin me kolegët e Ballkanit Perëndimor do të ankohet për arrestimin e fituesit të zgjedhjeve për Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Dendias tha se do shfrytëzojë rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë dhe pas kësaj do të zhvillojë një takim me homolgen shqiptare Olta Xhaçkën, ku do ketë një bisedë interesante, siç e quajti Dendias.

“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem më pas me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”- tha Dendias.