Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa i bën thirrje Kurtit: Vlerësoje mirë ofertën e fundit të LDK-së


Kreu i LDK-së, Mustafa, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të vlerësojë ofertën e fundit të forcës politike të drejtuar prej tij për një marrëveshje bashkëqeverisëse.

Në një intervistë për kanalin e Kosovës RTV21, ai tha se kishte pritur që marrëveshja të arrihej më shpejt ndërsa theksoi se përgjegjësia për marrëveshjen është e Vetëvendosjes.

‘Vetëvendosje duhet të masë e vlerësojë mirë ofertën që ne kemi dhënë sepse është një ofertë shumë e balancuar që siguron që dy subjektet të kenë pjesëmarrje në organet më të larta përfaqësuese dhe organet qeverisëse të vendit. Oferta nuk e dëmton asnjërën palë e shton mirëbesimin dhe mundëson që të arrijmë synimet tona. Nëse s’bëhet kjo atëherë do të jetë e pasigurtë se si do të funksionojë ky koalicion edhe po të ndodhte’, është shprehur Mustafa.

Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet shtoi Mustafa, Vetëvendosje duhet të gjejë zgjidhje tjetër për formimin e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *