Vendosni fjalën kyçe....

Pas një muaj ndërprerjeje, deputetët i kthehen punës në parlament


Parlamenti i kthehet sërish punimeve pas një ndërprerjeje mujore për shkak të fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në seancën e sotme pritet të miratohen dy projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kuvendi do shqyrtojë projektligjin ‘për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Po ashtu, Kuvendi shqyrton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.