Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Pretenca e SPAK për inceneratorin e Elbasanit probleme ligjore, gjyqtarët po katandisen në noterë të një hajvanllëku


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur absurd kërkesën e SPAK lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top News, ai theksoi se gjithë procesi është i sforcuar dhe që  lë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja ligjore.

Manjani tha gjithashtu se gjyqtarët po katandisën në noterë të prokurorisë duke e quajtur procesin dhe kërkesën e prokurorisë një ‘hajvanllëk’.

“Sajmiri është avokat i çështjes dhe nuk kam çfarë t’i shtoj më shumë, megjithatë më duhet ta them dhe i qëndroj kësaj. I gjithë ky është një proces i sforcuar që lë për të dëshiruar nga pikëpamja ligjore. Bie ndesh me parimet e së drejtës të 2000 viteve të fundit të  njerëzimit. Nuk ka pronar faktik, nuk e njeh ligji. Ka ngritje të akuzës nga asgjëja. Nuk është halli të dënojmë ca maskarenj që do populli. Nëse ulet steka e drejtësisë në këto nivele që të dënosh njerëzit sipas qejfit, atëherë burgu bëhet si ushtria. Gjyqtarët janë katandisur në noter të prokurorisë, të një hajvanllëku. Aty nuk flitet më për korrupsion.” – tha Manjani.