Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Këlliçi meriton respekt, doli më mirë se çdo kishte dalë po të kandidonte Meta me Berishën


Kandidati fitues i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një intervistë për emisionin “Top Story” deklaroi se Këlliçi ishte një nga kandidatët më të fortë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Veliaj theksoi se Këlliçi meriton respekt dhe mori rezultat më të mirë se ç’mund të merrte Meta me Berishën.

Unë besoj se kandidati që solli “Bashke Fitojmë”, ishte një nga kandidatët më të fortë të tyre. Ne vetëm duke prodhuar atë sportin e fshirjes së fytyrës ku dilte Saliu dhe Iliri, qoftë vetëm kujtesa për këta të dy që ne medemek i quajmë të fortë, vetëm, asocimi me ta e dëmton një kandidat. Ai meriton respekt sepse doli më mirë se ç’do kishte dalë Saliu dhe Iliri”, tha Veliaj në TCh.