Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Moskë, pritet të takohet sot me ministrin Lavrov


Kryeministri Edi Rama sot ka shkuar për një vizitë zyrtare në Rusi, si pjesë e axhendës që ka në rolin e ri si kreu i OSBE-së për vitin 2020.

Sot Rama pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit do ti kërkojë zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe arritjen e një armëpushimi.

Në një intervistë për Top Channel mbi këtë takim, Rama tha: “Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në Ukrainë”.

Rama e konsideron marrëveshjen e Minskut si bazë të bisedimeve, e cila sipas tij duhet zbatuar dhe jo negociuar.