Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja Shqipëri-Angli në rrezik, FSHF: Policia nuk garanton masat


Federata Shqiptare e Futbollit ka akuzuar Policinë e Tiranës se nuk garantojnë marrjen e masave për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Angli, që pritet të mbahet pas tre ditësh në Stadiumin ‘Air Albania’.

Sipas FSHF-së, anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli do të kishte “pasoja katastrofike” për imazhin e vendit, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

 “Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar ‘Air Albania’, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.  Anullimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në ‘Air Albania Stadium’, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.”– thuhet në deklaratën e FSHF-së për mediet.

FSHF ka publikuar dhe përgjigjen që autoritetet u kanë kthyer, ku u bëjnë me dije se nuk garantojnë dot masat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *