Vendosni fjalën kyçe....

BE nënshkruan kontratë për 150 milionë doza vaksinash anti-covid


Bashkimi Evropian ka siguruar kontratwn pwr blerjen e 150 milionw dozave shtesw tw vaksinave anti-covid.

Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike Moderna për vitin 2022.

Kjo kontratë kontrata parashikon edhe blerjen e vaksinave për variantet e reja të koronavirusit. Falë bashkëpunimit me kompaninë, kontrata gjithashtu garanton shpërndarjen në kohë nga tremujori i tretë i vitit 2021 deri në fund të vitit 2022 dhe mundësinë për ta përshtatur atë me nevojat e secilit shtet anëtar të BE-së në varësi të situatës së tyre epidemiologjike.

Ne kemi siguruar 150 milionë doza shtesë të vaksinave. Dhe ne jemi duke siguruar një kontratë për fleksibilitetin që na duhet për të blerë një gjeneratë të re të vaksinave të adaptuara COVID-19, të cilat janë efektive kundër këtyre varianteve. Kjo do të na mundësojë të mbrojmë qytetarët nga variante të reja të virusit”, shkruan Ursula von der Leyen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *