Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi publikon shifrat zyrtare të zgjedhjeve, pjesëmarrjen dhe fituesit në 61 bashki të vendit


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar shifrat zyrtare të zgjedhjeve të 14 majit për kryetar bashkie.

Në një dalje për mediat, ai tha se PS ka marrë 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7 bashki, ndërsa MEGA 1.

Po ashtu sipas Celibashit në votim kanë marrë pjesë 1 395 360 qytetarë ose 38.22%.

“Në lidhje me pjesëmarrjen, për 5213 QV rezulton se kanë votuar 1 395 360 zgjedhës në total nga 3 650 658, që i korrespondon 38.22%. Kjo është shifra zyrtare e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Ky është numri i votave për kandidatë për kryetar bashkie, por që pak a shumë është i njëjti numër votash edhe për këshillin”, tha Celibashi.

Kryetaret fitues të Bashkive:

1-Belsh, Arif Tafani PS

2-Berat Ervin Demo PS

3-Bulqizë Festime Mjeshtri PS

4-Cerrik Andi Salla PS

5-Delvine PS

6-Devoll PS

7-Diber PS

8-Dimal PS

9-Divjake PS

10-Dropull PS

11-Durrës, Emirjana Sako PS

12-Elbasan, Gentjan Llatja PS

13-Fier, Armando Subashi PS

14-Finiq MEGA

15-Fushe Arrës, Koalicioni “Bashke Ftojmë”

16-Gjirokaster PS

17-Gramsh PS

18-Has BF

19-Himare, Fredi Beleri “Bashkë Fitojmë”

20-Kamez, Rakip Suli PS

21-Kavajë, Fisnik Qosja koalicioni “Bashkë FItojmë”

22-Këlcyer PS

23-Klos PS

24-Kolonja, Erjon Isai PS

25-Konispol PS

26-Korce, Sotiraq Filo PS

27-Kurje, Artur Bushi PS

28-Kucove PS

29-Kukës Safet Gjici PS

30-Kurbin PS

31-Lezhe, Pjerin Ndreu PS

32-Libohove PS

33-Librazhd PS

34-Lushnje PS

35-Malesi e Madhe PS

36-Maliq PS

37-Mallakaster PS

38-Mat PS

39-Mirdite BF

40-Memaliaj BF

41-Patos PS

42-Peqin PS

43-Permet PS

44-Pogradec PS

45-Polican PS

46-Prrenjas PS

47-Puke BF

48-Pustec PS

49-Roskovec PS

50-Rrogozhine PS

51-Sarande PS

52-Selencise PS

53-Shijak, Elton Arbana PS

54-Shkodër, Benet Beci PS

55-Skrapar PS

56-Tepelene PS

57-Tirane, Erion Veliaj PS

58-Tropoje PS

59-Vau i Dejës PS

60-Vlorë PS

61-Vore PS

PS – 53 mandate

MEGA 1 Mandat

Koalicioni “Bashke Fitojmë” – 7 mandate