Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do votëbesohem para Kuvendit Kombëtar para statutit


Sali Berisha në daljen për mediat tha se do të votëbesohet para Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit siç e kërkon statuti.

Statusi do respektohet, kjo nuk ka diskutim. Statuti do respektohet pa asnjë lloj ekuivoku. Ne i qëndrojmë të pathyeshëm në respektin e shtetit ligjor brenda partisë, ajo është kushtetuta jonë, do ta respektojmë”, tha Berisha.

Çfarë thotë statuti i Rithemelimit? Pas zgjedhjeve të përgjithshme për pushtetin vendor, Kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në Kuvendin Kombëtar. Kryetari quhet i votëbesuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 70% e anëtareve që kanë marrë pjesë në votim.