Vendosni fjalën kyçe....

U godit me grusht, kryebashkiaku i Kolonjës: Gjarprit kur i vjen ngordhja, del në rrugë


Kandidati i PS-së për bashkinë e Kalonjës, Erion Isai ka reaguar pasi u godit nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta.

Në një deklaratë për mediat, Isai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë ndërsa shtoi se ngjarjeve të tilla u ka ikur koha, stili e moda.

Isai tha se ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojne të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i Kanan Tafilit me historia bllokimi rroge dhe me absurditete që nuk I kanë hijë askujt. Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë më vjen keq për incidentin. Më vjen keq që kur të kërkohet në google do të dalë kjo ngjarje e turpshme. Kjo është një ngjarje e turpshme, dhe rezultati do ta tregojë.” – tha Isai.