Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara pas votimit: 15 maji do jetë dita e fitores së madhe për të gjithë durrsakët, nis ndryshimi


Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Durrësin Igli Cara tha pas votimit se pavarësisht incidenteve, nga nesër nis ndryshimi.

Cara u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht dhe se 15 maji do jetë dita e fitores së madhe për të gjithë qytetarët e Durrësit.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do tu kthehet qytetarëve. Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet, nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin.” – tha Cara.