Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania do dërgojë 2.97 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë


Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake prej 2.7 miliardë eurosh, njoftuan mediat vendase të shtunën.

Paketa më e madhe e ndihmës ushtarake deri më sot do të përfshijë 30 tanke luftarake ‘Leopard 1’, 20 automjete luftarake këmbësorie ‘Marder’, 15 tanke anti-ajrore ‘Gepard’ dhe rreth 100 automjete të blinduara, sipas të përjavshmes Der Spiegel.

Për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës, Gjermania do dërgojë gjithashtu deri në 200 dronë vëzhgimi dhe zbulimi dhe katër sisteme shtesë raketore anti-ajrore IRIS-T, tha e përjavshmja.

Gjermania ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën në muajt e fundit dhe aktualisht është furnizuesi i tretë më i madh i armëve në vend.