Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi tregon ç’do ndodhë me qytetarët në radhë në orarin zyrtar të mbylljes së votimit


Kreu i KQZ-së Celibashi tha se deri tani nuk ka asnjë shkak ligjor për të shtyrë votimin.

Megjithatë ai konfirmoi se nëse në qendrat e votimit do ketë qytetarë në radhë, emrat e tyre do merren shënim e më pas pas votimit të tyre nuk do lejohen më të tjerë.

“Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.” – tha Celibashi.