Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi thirrje policisë: Largoni personat e paautorizuar nga qendrat e votimit, konsiderohet presion ndaj votuesve


Kreu i KQZ-së Celibashi i ka kërkuar policisë që të largojë personat e paautorizuar nga qendrat e votimit.

Në një konferencë për shtyp ai tha se kjo gjë konsiderohet intimidim i votuesve.

Ai theksoi se kush refuzon të zbatojë urdhrin do mbajë përgjegjësi.

“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga Policia e Shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi.” – tha Celibashi.