Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë për anëtarin e 4 në grupet e numërimit


KAS rrëzon kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit.

Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Dje, Kolegji Zgjedhor vendosi që çështja të rikthehet në KAS, duke argumentuar se në kohën kur KAS ka marrë vendimin, nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e nevojshëm.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift