Vendosni fjalën kyçe....

Laptopi i infektuar me viruset më të rrezikshme në botë shitet për shumën rekord


Një laptop i mbushur me disa nga viruset më të rrezikshme në botë është shitur për një shumë rekord prej 1.3 milionë dollarësh. Laptopi ka në sistemin e tij 6 viruse që kanë shkaktuar dëme financiare në total prej 95 miliardë dollarësh.

I 1uajtur “Qëndrueshgmëria e Kaosit”, Samsung NC10 u krijua nga artisti Guo O Dong. Ai i tha “The Verge” se ai nuk kishte për qëllim të ishte një mjet për ndonjë skemë të dominimit botëror, por një mënyrë për të dhënë forma fizike të kërcënimeve abstrakte kibernetike. Është menduar si një copë arti, megjithëse mund të përdoret për qëllime akademike, tha ai.

“Ne kemi këtë fantazi që gjërat që ndodhin në kompjuter nuk mund të na ndikojnë vërtet, por kjo është absurde”, tha Guo duke shtuar: “Viruset e armatosura që prekin rrjetet e energjisë ose infrastrukturën publike mund të shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë”.

Laptopi 11-vjeçar përmban gjashtë viruse në hard drive, siç është WannaCry, e cila infektoi më shumë se 200,000 kompjutera në 150 vende dhe shkaktoi rreth 4 miliard dollarë dëm.

Viruset e tjera janë BlackEnergy, ILOVEYOU, MyDoom, SoBig dhe DarkTequila.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *