Vendosni fjalën kyçe....

Trafik emigrantësh nga Lindja e Mesme, arrestohen 3 shtetas në Korçë, i merrnin 350 euro refugjatëve


Pasditen e kësaj të premteje Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan në bashkëpunim me atë të Korçës arrestuan tre shtetas të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ky operacion u finalizua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë si dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në kuadër të procedimit penal për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë operacionit ” Lugina” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

– A. L., 49 vjeç;

– E. Ç., 53 vjeçe;

– S. Q., 46 vjeçe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale. Sipas burimeve zyrtare ndalimi i tyre u bë  rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë, pasi u kapën  duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Në momentin e arrestimit këta shtetas kanë tentuar të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Transportin e kryenin me automjetet autoveturë, Audi me targë AB 589 CM, Renault me targë AB 312 CF dhe Mercedes Benz me targë AA 666 CR.

Me qëllim për t’ju shmangur kontrolleve të policisë, shtetasit e huaj nga Lindja e Mesme i kishin fshehur në bagazhet e autoveturave. Në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *