Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës? Zv.ministrja i jep përgjigje pyetjeve të PD-së


Zëvendës ministrja e brendshme Rovena Voda i ka dhënë në një farë mënyre përgjigje pyetjeve nga pala politike kundërshtare e Partisë Demokratike lidhur me makinën e cilësuar si të blinduar në pronësi Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.

Voda ka deklaruar se jo të gjitha makinat e blinduara janë në pronësi të një krimineli ashtu siç ka në objekt akti qeveritar i “OFL-së”.

Më tutje Voda thotë se nuk ka dijeni nëse makina “Lincoln” në pronësi të Olsi Ramës është e blinduar.

Ka nisur kontrolle të rrepta për makina të blinduara, por kjo nuk do të thotë se çdo makinë e blinduar është e një krimineli. Neni 5 përcakton se kush janë subjektet dhe tani unë mesa u tha që subjekt të jenë personat që u thanë. Nëse nuk i përket një subjekti që është i aktit normativ për mua nuk ka asnjë shkelje“-deklaroi zv.ministrja e Brendshme në emisionin Repolitix në Report Tv. Voda theksoi se nuk ka informacion nëse makina “Lincoln” është e blinduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *