Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Metës: Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Ramës, në 10 vjet la vetëm gropa korrupsion e gropa në rrugë


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka ironizuar kryeministrin Rama lidhur me Rrugën e Arbrit.

Ai shfaqet në një pjesë të saj e shkruan se kreu i qeverisë nuk ka përmbyllur asnjë vepër madhore duke e quajtur rrugën e saj ‘rrugica’.

Kreu i PL-së shton se Rama në 10 vjet, në Rrugën e Arbrit ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni e gropa të rrezikshme në rrugë.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Edi Ramës. Asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama, që në 10 vjet në rrugën e Arbrit ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh.” – tha Meta.