Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë makina në ecje te Rruga e Kavajës, shpëton pa lënduar drejtuesi 27-vjeçar (FOTO)


Mesditën e sotme ka shpërthyer në flakë një automjet në Rrugën e Kavajës. Makina ka qenë në lëvizje dhe po drejtohej nga shtetasi 27-vjeçar me inicialet E.S.

Për fat të mirë, drejtuesi i automjetit nuk ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje, por mjeti i tij është shkrumbuar.

“Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.