Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj tregon meritën e vetme që i njeh Këlliçit


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Opinion” i ka njohur një meritë sfidantit të tij nga koalicioni më i madh opozitar i 14 majit.

Veliaj tha se e vetmja meritë që i njeh rivalit të tij, Belind Këlliçi është distancimi që i ka bërë Sali Berishës në fushatë.

Kandidati i PS-së tha se Këlliçi, ndryshe nga Basha ka mbajtur qëndrimin e tij në fushatë dhe ka marrë zyra jashtë PD për të mos përfshirë Berishën në fushatë.

“E vlerësoj se deri diku e përzënë Sali Berishën nga fushata e Tiranës deri diku. Jo si Lul Basha, i cili e përfshiu se e dinte ndikimin në Tiranë. Këtë duhet ta njoh për meritë. Fakti që mori zyrë jashtë PD, dhe fati që nuk shihet me ta”,-tha Veliaj.