Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi godet turmën në stacionin e autobusit në Teksas, 8 të vdekur


Shtatë persona u vranë dhe të paktën katër të tjerë u plagosën kur një shofer përplasi makinën e tij në një grup këmbësorësh që prisnin një autobus jashtë një qendre emigrantësh dhe të pastrehësh  në Brownsville, Teksas, ka konfirmuar policia.

Shoferi, i cili përplasi makinën e tij ‘Range Rover’ në trotuarin jashtë ‘Qendrës Ozanam’, është arrestuar për drejtim të pakujdesshëm, ndërsa ndaj tij ka të ngjarë të ngrihen akuza të tjera, sipas Leger Martin Sandoval të Policisë së Broënsville. Përplasja duket se ka qenë e qëllimshme, tha Sandoval për mediat lokale.

Video e përplasjes e postuar në mediat sociale tregon se automjeti po përshpejton ndërsa kthehet drejt trotuarit, me shumicën e viktimave që nuk mund të largohen. Automjeti më pas rrokulliset ndërsa trupat fluturojnë në çdo drejtim.

Kryebashkiaku i Broënsville Trey Mendez lëshoi ​​​​një deklaratë duke treguar se të vdekurit ishin ‘emigrantë që u strehuan gjatë natës në Qendrën Ozonam’. Ndërsa shumë shpejt disa e quajtën incidentin një ‘krim urrejtjeje’, raportet e hershme tregojnë se shoferi ishte gjithashtu hispanik.

Broënsville është një nga qytetet më jugore në Teksas dhe një ndalesë e prekur shpesh nga emigrantët që vijnë në veri nga Meksika.

Drejtori i strehës Victor Maldonado tha se makina doli nga rruga, u batua dhe vazhdoi të lëvizte për rreth 60 metra. Disa njerëz që ecnin në trotuar rreth 9 metra nga grupi kryesor u goditën gjithashtu, tha Maldonado. Dëshmitarët e ndaluan shoferin teksa ai u përpoq të ikte dhe e mbajtën derisa mbërriti policia, tha ai.

Shumica e viktimave ishin burra venezuelianë, tha Maldonado. Brownsville ka parë një rritje të emigrantëve nga Venezuela gjatë dy javëve të fundit për arsye të paqarta, thanë autoritetet. Të enjten, 4,000 nga rreth 6,000 emigrantë në paraburgimin e Patrullës Kufitare në Luginën e Rio Grande të Teksasit ishin venezuelianë.

Shoferi u dërgua në spital për lëndimet e marra kur makina u përmbys, tha Sandoval. Nuk kishte pasagjerë në makinë dhe policia nuk e dinte menjëherë emrin ose moshën e shoferit, tha Sandoval të dielën pasdite.

Sandoval tha se ka tre shpjegime të mundshme për përplasjen: “Mund të jetë dehje; mund të jetë një aksident; ose mund të jetë e qëllimshme. Që të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur, duhet të eliminojmë dy të tjerat.

“Ai nuk është shumë bashkëpunues në spital, por ai do transportohet në burgun e qytetit tonë sapo të lirohet,” tha Sandoval.