Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm godet rajonin lindor në Indonezi, vriten 6 persona


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë tronditi provincën e Javas lindore në Indonezi të shtunën, duke lënë të paktën gjashtë persona të vdekur, njoftuan zyrtarët.

Autoritetet nuk kanë lëshuar një alarm për cunami.

Tërmeti goditi rreth 44 kilometra në jugperëndim të rrethit Gondanglegi Kulon rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale (0000GMT), në një thellësi prej 82 kilometrash sipas Agjencisë Gjeofizike të vendit.