Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi publikon programin e plotë për Tiranën


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar programin e tij të plotë (lexo këtu) për kryeqytetin.

Këlliçi e ka paraqitur prej kohësh programin e tij me banorët e Tiranës, gjatë takimeve me ta në çdo rrugë dhe lagje të kryeqytetit, ndërsa sot e ka publikuar atë të plotë për të gjithë qytetarët.

Bazat e programit të Belind Këlliçit, janë transporti falas, lehtësitë për biznesin në zonat urbane të Tiranës, arsimi, mjedisi, Tirana inteligjente, planifikimi urban i kryeqytetit, përmirësimi i shërbimit me ujë të qytetarëve të Tiranës, shërbimi social, trashëgimia kulturore dhe historike dhe sporti.