Vendosni fjalën kyçe....

Kapitalizmi shpëton “babain” e Komunizmit, kundërshtohet heqja e statujës së Leninit për shkak të turistëve


Ish-lideri i Revolucionit të Tetorit, Vladimir Lenin, është kthyer në ‘makineri’ parash në një qytet rus. Popullariteti në rritje i tij për shkak të vizitave të shumta të turistëve vendas e të huaj, e ka ‘shpëtuar’ statujën nga heqja.

Duke folur për mediat lokale të mërkurën, Vasily Orlov, Guvernatori i Rajonit Amur në Lindjen e Largët të Rusisë, u tha gazetarëve se një monument i ikonës Sovjetike në qytetin e Blagoveshchensk ishte bërë një vend turistik i papritur nga vizitorët.

Qyteti kufitar është vendosur në brigjet e lumit Amur, i cili ndan Rusinë nga Kina.

Sipas tij, statuja e Leninit ishte ‘ruajtur’ gjatë një riparimi në sheshin qendror të qytetit, sepse ‘është shumë e rëndësishme për turistët kinezë, të cilëve u pëlqen të fotografohen në sfondin e tij’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *