Vendosni fjalën kyçe....

‘Mos guxo të votosh’/ Publikohet audiopërgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit


Skandali i audiopërgjimit, ku kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, dëgjohet të kërcënojë me vendin e punës sanitaren e një shkolle fshati, mund të konsiderohet vetëm një pjesë e vogël e skandaleve që kjo zonjë ka konsumuar gjatë kësaj periudhe kur fushata elektorale është në pikun e saj.

Vetëm një ditë pas publikimit të kësaj historie, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër audio, ku dëgjohet qartazi se si kryetarja Bufi i bën presion deri në kërcënime një qytetari hallexhi, që mesa duket ka bindje të kundërta politike me zonjën. Ajo jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë në votime.

Bufi vepron në kundërshtim me ligjin, neni 329 i Kodit Penal për kanosje apo dhunim në zgjedhje, në të cilin thuhet se “kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime”, përbën kundravajtje penale dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg.”

Në bazë të dy audiopërgjimeve të publikuara, kemi bindje të plotë që SPAK do të bëjë hapat e duhur që çdo person i përfshirë në këtë skandal, të vihet përpara ligjit.

Nëse ende mendojnë se nuk kanë mjaftueshëm prova, mjafton të presin ditën e premte në orën 20.45, për të ndjekur skandalin e radhës.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Piranjat/Syri.net