Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata lë në burg shtetasin rus të arrestuar për ngjarjen në Gramsh


Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e shtetasit rus Mikail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.

Avokatët mbrojtës vërejtën se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj por që u rrëzua nga gjykatësja Matilda Fetahu.

Gjykata vendosi të lërë në burg Mikail Zorin,  shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi. Në përfundim të seancës avokati i shtetasit rus Isuf Shehu u prononcua për median mbi vendimin e gjykatës

“Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zori të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat që lidheshin të ishin marë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë”- tha avokati i tij.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .