Vendosni fjalën kyçe....

Makina përfundon në lumë në aksin Qafë Mali-Bajram Curr, plagosen dy persona


Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumin e Arstit.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.