Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Igli Carës: Vangjush Dako drejton fushatën e Sakos, firma e tij e pranishme kudo


Kandidati i opozitës për Durrësin Igli Cara se ish-kryebashkiaku i qytetit Vangjush Dako drejton fushatën e kandidates Sako dhe se kompanitë e tij përfitojnë tenderat e bashkisë.

Cara tha se projektet e firma e Dakos vijojnë pavarësisht faktit se ai është larguar si kryebashkiak prej katër vitesh.

“Zonja Sako ka 10 vjet që ka punuar me zotin Dako, drejtoreshë në bashkinë e Durrësit. Është fakt, e di i gjithë qyteti i Durrësit që Dako është i pranishëm në çdo projekt, ndërhyn në çdo gjë që ndodh në bashkinë e Durrësit. Vijojnë projektet e Dakos, firma e Dakos vazhdon me betonet, ndërtuesit janë klientët e Dakos. Pra, Dako vazhdon të njëjtin aktivitet që prej vitit 2007. Dhe sot është drejtues fushate de facto në çdo takim elektoral, në çdo mbështetje me grupet e tij. Nuk ka ndodhur kurrë që një kompani betoni të marrë 100% investimet publike. T’ju jap fotot e Velierës, me targa të firmës 3D, shkon në plazh firma 3D, në rrugë dhe kudo ku hidhet beton janë targat e firmës 3D të Dakos. Mjafton kjo apo duhen fakte të tjera të shoh Dakon duke firmosur si kryetar i bashkisë. Fakte më të rënda se këto nuk ka.” – tha Cara.