Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori e Lëvizja Bashkë takime te 21 Dhjetori: Programi ynë mundëson zhvillim të qëndrueshëm të Tiranës


Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën Arlind Qori e aktivistë të saj janë takuar sot me banorët e rrugës ‘Frosina Plaku’ në zonën e 21 Dhjetorit.

Gjatë takimit Qori shtjelloi pikat kryesore të programit të tij për kryeqytetin duke vënë theksin te mungesa e hapësirës publike, mungesës së ujit të pijshëm 24 orë, ndotja e ajrit, shkollat e pamjaftueshme e degradimi i transportit publik.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë theksuan se rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm shpejton dita-ditës duke marrë krahë nga mbështetja e qytetarëve të shumtë e të ndershëm.

“Pasditen e djeshme patëm mundësinë të bisedonim me qytetarët e rrugës Frosina Plaku, ku ndamë idetë tona për Tiranën dhe mënyrën se si do ta qeverisë Lëvizja BASHKË qytetin, nëse na e besojnë qytetarët këtë përgjegjësi. Gjatë takimit u prekën problemet kryesore të qytetit: nga mungesa e hapësirës publike dhe ujit të pijshëm te ndotja e ajrit, shkollat e pamjaftueshme, degradimi i transportit publik, çmimet e shtrenjta të banimit etj. Pjesëmarrësit ndanë me ne sugjerimet e tyre dhe shprehën besimin në përpjekjen tonë të përbashkët. Rruga jonë drejt të drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm shpejton çdo ditë, duke marrë krahë nga përkrahja e qytetarëve të shumtë e të ndershëm.”– shkruhet në shënimin në Facebook të Lëvizjes Bashkë.