Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Lirisë së Shtypit, Kim pret në ambasadë një grup gazetarësh: E rëndësishme që media të bëjë pyetje të vështira


Ambasadorja amerikane Kim priti sot një grup gazetarësh e përfaqësuesish të OJQ-ve që punojnë me ccështjet e medias në Shqipëri.

Siç shkruhet në shënimin në Facebook, Kim ka theksuar gjatë takimit rëndësinë që ka shtypi i lirë e i pavarur për dëmokracinë.

Sipas saj, është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira.

“Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri. Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm. “Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.” – shkruhet në faqen e ambaasadës amerikane në Facebook.