Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Kamza: Arjan Hoxha do jetë një nga kandidatët më të votuar


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi në Kamzë deklaroi se në datë 14 Maj do i jepet fund korrupsionit në nivel vendor në të gjitha bashkitë e vendit.

Meta deklaroi se opozita do të fitojë në mënyrën më bindëse në të gjithë Shqipërinë dhe Arjan Hoxha në Kamëz do të jetë një nga kryebashkiakët më të votuar.

“Në 14 Maj zgjidhim një problem të madh, i japim fund korrupsionit në nivel vendor, Qytetarët e Bashkisë së Kamzës do të jenë në dijeni për vendimet që do të marrë këshilli dhe kryetari. A keni parë ju ndonjë mbledhje të këshillit të bashkisë së Tiranës në katër vjet? Asnjë mbledhje. Askush nuk e di ku kanë shkuar lekët.

Këta nuk mund ta konceptojnë si një kryetar bashkie mund të kujdeset dhe mund t’u kushtojë vëmendje njerëzve që kanë problemet më të mëdha. I bëj apel çdo banori të Paskuqanit, Kamzës të jetë pjesë e kësaj fitoreje të jashtëzakonshme, e kësaj ndajrje historike me monizmin të një sekti që uzurpoi të gjitha institucionet dhe e përdori pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet dhe mendon se mund të intimidojë për të mbajtur pushtetin.

Edhe dy javë dhe ashtu sikurse shorti dhe fati e vendosi, Bashkë Fitojmë është njëshi. Ne do fitojmë në mënyrën më bindëse në të gjithë Shqipërinë dhe Arjan Hoxha do të jetë një nga kryebashkiakët më të votuar”-tha Kreu i PL.