Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Hajduti Plarent Ndreca që vodhi me uniformat e policisë avokat që prej vitit 2009, ndërkohë që ishte Sekretar në tre ministri


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Plarent Ndrecën, duke e etiketuar atë i ‘Kokona bis’, pasi publikimit të dokumenteve se kjo e fundit ka përfaqësuar si avokate klientë në Arbitrazh kundër Shqipërisë ndërkohë që ka qenë sekretare në ministri.

Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari sipas të cilit, Ndreca, punon pa shkëputje si avokat që prej vitit 2009 ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbajtur disa poste me rëndësi si Sekretar i Përgjithshëm në tre ministri, në atë të Arsimit, të Mjedisit dhe në Ministrinë e Brendshme.

“Plarent Ndreca apo Kokona bis.

Miq, zbulohet Kokona bis. Ky është Plarent Ndreca, është hajduti që vodhi me uniformat e policisë, por që shetit nga një studio në një tjetër duke dezinformuar qytetarët. Plarenti nderkohë që ishte Sekretar i Përgjithshëm Ministrie, ushtronte dhe detyrën e avokatit njëlloj si Kokona e Ramës. Këta janë hajdutë të papërmbajtur që në shembullin e bosëve të tyre vjedhin në çdo gjë! Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. #sb

——————————————

Miremengjes dhe dite te mbare! Te dergova nje ekstrakt historik te Avokat Plarent Ndreca, nga data 31.08.2009 deri me 25.04.2023, pa nderpreje, ndonese nga viti 2013 (shtatori) deri ne vitin 2020 ushtruar detyra shteterore si Sekretar i Pergjithshem i Ministrise Arsimit(2013-2017) Sekretar i Pergjithshem i Ministrise Mjedisit (2017-2018) Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Brendshme (2019-2020). Kjo e dyta ka ushtruar aktivitet kur ishe ne Ministrine e Brendeshme. Jo per ndonje gje por dele dhe bene edhe moral neper TV, ndersa per ligj nuk pyt fare, pasi funksioni i avokatit eshte i papajtueshem me cdo detyre shteterore me perjashtim te mesimdhenies si pedagog. Ai qe shperdoron detyren nuk mban asnje pergjegjesi, por edhe shperblehet. Respekte!” – shkruan Berisha.