Vendosni fjalën kyçe....

LVV dhe PDK fitueset e zgjedhjeve në veri të Kosovës të bojkotuara nga komuniteti serb


Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, fituan dy parti shqiptare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.

Sipas rezultateve preliminare, kandidatja e vetme nga komuniteti serb fitoi vetëm 5 vota.

Dalja në zgjedhje ishte 3.47 për qind dhe nuk u raportua për ndonjë incident.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehu bindjen se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, nuk do të kenë probleme në punën e tyre, sepse, siç tha, “ligji do të zbatohet në të gjithë vendin”.

“Në veri vështirësitë janë më specifike, por probleme nuk do të ketë”, tha Sveçla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.