Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar nga Italia me 8 vite burg, arrestohet me qëllim ekstradimi 51-vjeçari në Vlorë


Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, u vu në prangat e policisë pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

– Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë”-njofton policia.