Vendosni fjalën kyçe....

Video prekëse, pronari braktis qenin, kafsha ndjek makinën nga pas


Pamjet tronditëse të mbikëqyrjes tregojnë çastin mizor kur një qenush u braktis nga një makinë në një parking në Kaliforni, SHBA, para se të përpiqej dëshpërimisht të ndiqte pronarët.

Këlyshi pastor gjerman tre muajsh shihet duke u lëshuar nga një derë makine në një parking në Fresno.

Qeni i zi me veshë të mprehtë fillimisht shikon përreth i hutuar përpara se shikojë se si po largohet automjeti me të zotin.

Kafsha e ndjek makinën nëpër parking dhe në rrugë në dëshpërim për të mos mbetur pas. Një dëshmitar aty pranë thirri “Qendrën e Kafshëve në Fresno”, tha oficeri Rudy Pina.

Pina tha se autoritetet ishin në gjendje ta kapin qenin në mënyrë të sigurt dhe të kujdeseshin për të përpara se të arrinin oficerët e kontrollit të kafshëve.

“Fatkeqësisht, departamenti ynë i kontrollit të kafshëve u përgjigjet thirrjeve për braktisjen e kafshëve çdo javë në qytetin e Fresnos,” tha ai.

Është kundërvajtje të braktisësh me dëshirë një kafshë sipas ligjit të Kalifornisë dhe një raport është paraqitur në policinë lokale, sipas Pina.