Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 11 pacientë në vend, 520 raste të reja me Covid-19


11 persona kanë humbur jetën në vend së fundmi lidhur me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktmat janë një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Nga 2348 testime të kryera së fundmi janë gjetur 520 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në tre spitalet Covid në Tiranë po kurohen 363 pacientë nga të cilët 18 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *