Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për çështjen “Gërdeci” për Fatmir Mediun në GJKKO


Është shtyrë seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.

Seanca është shtyrë për në datën 9 maj me kërkesë të Prokurorisë.

Prokuroria nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet për çështjen.

Në seancën e sotme nuk u pranuan që të ishin pjesë e procesit familja Durda.

Avokati i familjes Durda në një deklaratë për media tha se gjykata nuk mori në konsideratë kërkesën e familjarëve për të qenë në seancë me pretendimin se kështu kanë vendosur herën e kaluar për të mos qenë pjesë.

Sipas Avokatit Dorian Matlija, Gjykata ende nuk e ka zbardhur vendimin për të mos qenë pjesë familjarët ne proces. Sipas tij le të kuptohet se gjykata nuk do që ky proces të hyjë në detaje dhe do që t’i bjerë shkurt çështjes që të mos e ketë nëpër këmbë.

“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, tha avokati i familjes Durda.