Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Rakip Sulit i kanë hapur dosje në Greqi


Sali Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili rikandidon në 14 maj, ka dosje në Greqi.

Gjatë një takimi me qytetarët ai tha se Suli si dhe të gjithë qeveritarët e tjerë që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve do përgjigjen para drejtësisë.

Sipas Berishës, Rama do largohet nga qeveria vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të 14majit.

“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet. Le t’i lëmë Kipes dhe Edit atij ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë. Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri, Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë muajt të numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.” – tha Berisha.