Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protesta e 12 nëntorit do unifikojë opozitën, shqiptarët i tradhtuam unë e Basha jo Meta e Berisha


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për Euronews Albania ka folur për protestën 12 nëntorit e thirrur nga opozita.

Ajo u shpreh se kjo ditë është një sensibilizim i madh për të unifikuar mendimet e kampit opozita

Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita”, tha ajo.

Kryemadhi tha se shqiptarët nuk i ka tradhtuar Sali Berisha me Ilir Metën por, ajo dhe Lulzim Basha.

“Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne një nga gabimet tona ka qenë djegia e mandateve dhe mosçuarja deri në fund e aksionit opozitar. Mendoj që dita e shtunë është e rëndësishme sa i përket pjesëmarrjes. Protestat nuk kanë të bëjnë më me miliardat sepse nuk jemi në Kinë por për aq shqiptarë sa kanë ngelur në Shqipëri. Edi Rama gjithmonë frikacak ka qenë. Shqiptarët nuk i ka tradhtuar Ilir Meta me Sali Berishën, por Monika Kryemadhi me Lulzim Bashën”, u shpreh ajo.