Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Siç hoqa unë zorrën qorre duhet të largojmë edhe Berishën dhe Metën


Kryeministri Edi Rama në një takim me elektoratin në Elbasan ironizoi kundërshtarët e tij politikë duke përdorur ndërhyrjen kirurgjikale të kryer për heqjen e apendicitin.

Rama tha se siç largoi ai “zorrën qorre” duhet që votuesit të largojnë Berishën dhe Metën.

“Unë siç e dini tani e hoqa apendicitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, “Xhikja”, tha Rama.