Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama përgjegjës për greminën ekonomike e polarizimin e shoqërisë, më 14 maj të votojmë ndryshimin   


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka denoncuar kryeministrin Rama se bën çdo gjë për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga grabitja e vendit.

Ai zhvilloi një takim me qytetarët në Njësinë 9 në Tiranë ku akuzoi kryeministrin për çështjen e inceneratorëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që në 14 maj të votojnë ndryshimin.

Sipas kreut të PL-së Rama është përgjegjësi kryesor për gjendjen ekonomike të vendit dhe polarizimin e shoqërisë.

“Përfaqësues të klaneve dhe janë atje për t’i shërbyer Edi Ramës, plaçkitjeve dhe grabitjeve. E keni parë si kërcen, mos u habisni nëse kërcen edhe lakuriq. Më falni që e them por bën çdo gjë për të hequr vëmendjen nga fakti që ka 11 vjet që qeveris dhe që e ka çuar situatën ekonomike në vend në një greminë të vërtetë. Që ka polarizuar vendin kaq shumë duke favorizuar një sekt dhe duke varfëruar shumicën e qytetarëve shqiptarë. Ka goditur shtresën e mesme të Shqipërisë.” – tha Meta.