Vendosni fjalën kyçe....

Nëna i denoncoi për marrëdhënie seksuale me të birin me aftësi të  kufizuara, pranga 2 personave në Elbasan


Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçarme aftësi të kufizuara.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimit ka ardhur pas denoncimit të nënës së 31-vjeçarit. Në pranga kanë rënë 44-vjeçari B.J. banues në Elbasan e 59-vjeçari R.B. banues në fshatin Mengël.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e policisë.