Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në Kroaci i arrestuari në vitin 2019 për kontrabandë droge nga Shqipëria e Mali i Zi


Tomislav Sabljo është vrarë mbrëmjen e djeshme në një klub nate në kryeqytetin kroat Zagreb.

Sabljo u qëllua me  katër plumba nga roja i lokalit ‘Ritz’ pas një përplasjeje. Sipas ekspertëve të sigurisë nuk ka të dhëna se vrasja e tij ka të bëjë me një përplasje mes grupeve kriminale në vend.

Viktima u arrestua dhe u akuzua gjatë operacionit ‘Tebra’ si një nga drejtuesit e një organizate kriminale që trafikonte drogë, digjte makina dhe mblidhte borxhe, shkruan index.hr.

Sabljo, Tomislav Suçiq, Gjorgje Vuletiç dhe 17 persona të tjerë që janë të lidhur me zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Bosnje-Hercegovinës në Kroaci, u arrestuan në korrik 2019 në një operacion të madh policor.

Kontrabandonte marihuanë dhe kokainë

USKOK dyshon se Sabljo dhe Suçiq kanë mbledhur një grup në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri nga maji 2016 deri në mes të majit 2019 me qëllim të sigurimit dhe kontrabandimit të marijuanës.

Marihuana fillimisht ruhej afër Ljubuski-t në Bosnje-Hercegovinë, dhe më pas transportohej në Kroaci me ndihmën e një oficeri të policisë kufitare. Më pas drogën ata ua shisnin rishitësve të tjerë dhe në këtë mënyrë, sipas të dyshuarve të USKOK-ut, të paktën 15.7 ton marijuanë u futën kontrabandë në Kroaci.

Sabljo dhe Suçiq akuzohen gjithashtu për lidhjen gjashtë të pandehur të cilët i vunë zjarrin të paktën katër makinave dhe ‘përgatitën një sulm ndaj të paktën një personi, fshehën të paktën një makinë të vjedhur dhe ilegalisht morën një borxh nga të paktën një person’.